Kukës-Morinë, makina përplas 9-vjeçarin
Një tjetër aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Kukës-Morinë. Një automjet, që drejtohej nga një shtetas kosovar, ka shtypur me makinë një fëmijë 9-vjeçar, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Fëmija nga fshati Përbreg i Kukësit, është transportuar me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Në momentin e ngjarjes, kanë qenë 3 fëmijë të cilët po kalonin rrugën, nga njëra anë e autostradës në tjetrën. Dy prej tyre kanë mundur të kalojnë, ndërsa i treti është përplasur nga automjeti.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, i cili rezulton të jetë shtetas kosovar. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2012, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori