Kukes, kamione te bllokuar ne rruge
Albeu.com
10 kilometra rrugë të segmentit Qafë Mali-Qafë Shllak po kthehen në zonë të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve dhe udhëtaret, për shkak të motit të keq.
Situata gjatë këtyre tre ditëve është mjafte problematike edhe për arsye të mungesës së vëmendjes nga institucionet e Drejtorisë Rajonale të Rrugëve dhe policia rrugore.

Me dhjetëra automjete të tonazhit të rëndë vijojnë të jenë të bllokuar që prej katër ditësh në këtë segment ku siç, pohojnë edhe drejtuesit e tyre të kontaktuar me telefon për Top-Channel mungojnë plotësisht mjetet borëpastruese si dhe hedhja e kripës dhe skorjes.

Ndërkohë edhe policia rrugore ndonëse ka ngritur një postbllok në Qafën e Malit, nuk informon drejtuesit e automjeteve për gjendjen e rrugës duke sjell kështu dhe bllokim të segmentit nga këto automjete të tonazhit të rëndë.

Ky segment ndryshe nga pjesët e tjera të rrugës Kukës-Tiranë është i pa pastruar si dhe nuk është hedhur kripë dhe skorje mbi të. (tch)
Shtuar më 11/03/2010, ora 18:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori