Kukës, fluks emigrantësh në kufi
Mijëra emigrantë kosovar i drejtohen Shqipërisë për t’u rikthyer në vendet e tyre të qëndrimit në atdheun e tyre pas festimeve të Krishtlindjeve dhe vitit të ri.

Kjo ka bërë që fluksi i hyrje-daljeve të pësojë rritje kryesisht në hyrje të vendit tonë me qëllim daljen në rajonet bregdetare përmes të cilave shumë shtetas frekuentojnë tragetet për t’u rikthyer në vendet ku punojnë.

Kështu sipas burimeve zyrtare të policisë së kufirit dhe migracionit bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme ka nisur një kthim i emigrantëve ku statistikat pritet të shumëfishohen në ditët në vijim.

Vetëm në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinit në Kukës kanë hynë në vendin tonë 2 mijë shtetas ndërkohë që kanë dalë nga Shipëria 1500 të tjerë. Sakaq kanë hyrë rreth 1 mijë automjete dhe kanë dalë 800 të tjera. Fluksi i hyrje-daljeve për momentin nuk konsiderohet i lartë por specialistët e kufirit kanë hartuar një program përmes të cilit pritet që të dyfishohet numri i sporteleve për të përballuar fluksin në rritje gjatë ditëve të ardhshme.

Fluks hyrje-daljesh ka pasur edhe në pikat e kalimit kufitar të Qafë Prushit në Has dhe Qafë Morinës në Tropojë. Deri tani nuk është regjistruar asnjë problem në krijimin e radhëve të gjata nëpër sportele apo ndonjë rasti të mundshëm të kalimit të paligjshëm të shtetasve apo mallrave. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2013, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori