Kukan: Vendimi i GJND-se, nje leter qe s'do ta kuptoje askush
Albeu.com
Shefi i delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, ka vlerësuar se çështja e Kosovës është shumë e vështirë dhe se nuk mund të injorohet.Ai ka thënë se nga Serbia nuk kërkohet që ajo të njohë Kosovën, mirëpo – sipas tij – qasja e saj ndaj Kosovës do të jetë pjesë e bisedimeve gjatë procesit të integrimit të Serbisë në BE.Sipas Kukanit, mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës nuk do ta ndryshojë në thelb qasjen e shteteve ndaj njohjeve eventuale dhe se ky dokument – sipas tij – do të jetë “një letër fantastike të cilën nuk do ta kuptojë askush, dhe të cilën secili do ta paraqesë si fitoren personale”.
Shtuar më 02/05/2010, ora 00:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori