“E qëllova nga pas”, vrasësi i Regis Runajt bashkëpunon me Policinë: Kush më pagoi

Një nga autorët e dyshuar për vrasjen e të riut Regis Runaj në Elbasan ka vendosur që të bashkëpunojë me Policinë. Bëhet fjalë për shtatasin Eugen Halilaj, i cili mësohet se ka vendosur që të bashkëpunojë dhe të rrëfejë ngjarjen që ndodhi pranë varrezave të qytetit të Elbasanit, ku Runaj u qëllua 27 herë me thikë.

Halilaj ka treguar se me Runajn kanë qenë shok, por vrasjen e ka kryer për llogari të shtetasit Xhuljo Hoxha dhe është shprehur i penduar mbi atë që ka ndodhur. Po ashtu i riu ka zbuluar dhe rolin e tij në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, të cilin thotë se e mbante në vëzhgim prej disa ditësh.

Sipas dinamikës së ngjarjes, Euglen Halili, fillimisht e ka qëlluar mikun e tij me thikë, teksa ishin të dy duke lëvizur me motor. Goditja ka ndodhur nga prapa dhe Runaj, nuk ka pasur asnjë mundësi të reagojë dhe kundërvihet për tu vetëmbrojtur.

Runaj, është qëlluar pa pushim me thikë teksa drejtonte motorin. Sipas dëshmisë së Halilit, ata të dy janë rrëzuar nga motori dhe sërish Halili, ka vijuar ta qëllojë me thikë, derisa Runaj ka humbur jetën. Për krimin e kryer Halilaj ka marrë një shumë të madhe eurosh nga Hoxha.

“E kisha shok Regisin por vrasjen e kreva për llogari të Xhuljo Hoxhës, pasi e qëllova mora motorin e tij dhe u largova. Jam i penduar për atë se çfarë ka ndodhur. Kam vëzhguar edhe Emiljano Ramazanin për disa ditë me rradhë”, është shprehur Halilaj.


Shtuar 8.09.2020 12:30