Kukan nervozohet nga deklarata e Ramës
Deklarata e kryeministrit Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, e ka nervozuar mjaft eurodeputetin Eduard Kukan. Duke folur për gazetën serbe “Blic”, kryetari i grupit të PE-së për Ballkanin është shprehur se atij nuk i ka pëlqyer një deklaratë e tillë, ku Rama tha se nëse dy vendet nuk bashkohen në BE, atëherë kjo do të ndodhë në mënyrën klasike.

Ndër të tjera Kukan ka thënë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë nuk ndikojnë në negociatat e Beogradit me BE-në, por vendimet politike dhe sjellja tregojnë imazhin e përgjithshëm të vendit.

I pyetur nëse Serbia mund të jetë “neutral” kur vjen puna te BE dhe Rusia, Kukan tha se ai personalisht mendon që sot është e pamundur të jesh neutral. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2015, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori