Kukan flet për zgjedhjet: Me rëndësi për të ardhmen e Shqipërisë
Eurodeputeti Eduard Kukan deklaroi se zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri janë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të vendit, vazhdimin e reformave dhe integrimin në BE.
Kukan në një postim në Facebook njoftoi se do të jetë në krye të misionit të mbikëqyrjes së BE-së në zgjedhjet parlamentare që do të jenë këtë të diel.

Kukan: “Këto zgjedhje janë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të vendit, vazhdimin e reformave dhe integrimit me BE-në. Shqipëria është partneri ynë në NATO dhe një kandidat për anëtarësimin në BE.

Unë kam takime sot me krerët politikë të partive të ndryshme. Të dielën, së bashku me kolegët e mi nga Parlamenti Evropian, ne do të ndjekim zgjedhjet anembanë vendit”. /albeu.com/


Shtuar më 23/06/2017, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori