Kukan dhe Fleckenstein sot në Tiranë
Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein vizitojnë sot kryeqytetin, për të vëzhguar nga afër zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe hartimin e akteve nënligjore të këtij ligji.

Dy deputetët e Parlamentit Europian mësohet se do të zhvillojnë takime me krerët më të lartë të politikës, për t’u njohur me procesin e dekriminalizimit, proces ky që ka mbetur tek hartimi i formularëve që parashikohen si pjesë e akteve nënligjore. /albeu.com/

Shtuar më 08/02/2016, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori