Kujtoni se mbaruan ditët e ftohta? Kujdes kur të dilni gjatë kësaj jave nga shtëpia
Shqipëria kaloi disa ditë të acarta, si rrallë më parë, por duket se i ftohti nuk do të largohet lehtë.

Sipas MeteoAlb moti do të vijojë me kapriçot e tij pasi parashikohet që të ketë sërish ulje të temperaturave në ditët në vijim.

Sistemi i vranësirave ka mbetur prezent në vendin tonë duke ndikuar sërish mot të paqëndrueshëm. Për pasoje orët e paradites do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe kthjellimeve afat-shkurtra por gradualisht do të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira si fillim në veriperëndim të vendit dhe në orët e pasdites shirat do të përfshijnë të gjithë territorin.

Shira më të dendura priten në dy ekstremet veri dhe jug të vendit. Parashikohet që edhe gjatë natës vranësirat dhe shirat të dominojnë vendin.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rritje ne vlerat minimale por edhe maksimalet do të mbeten të larta deri në 17 apo 18 gradë C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, ndërsa nË brigjet detare do të gjenerohen dallgë 3 ballë.


Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit edhe për ditën e nesërme, herë pas here do të ketë edhe intervale me kthjellime.

Pjesa e dytë e ditës do të vijoje me kthjellime dhe vranësira të cilat herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokale.

Më të dukshme shirat do të paraqiten në zonat veriore dhe qendrore. Ky instabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 apo 3 gradë si në vlerat minimale edhe ne ato maksimale.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke bërë që edhe deti të jetë i trazuar.
Shtuar më 06/02/2017, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori