Kujtoi se ia hodhi shitësit, por e keqja vjen më pas për këtë 54 vjeçar
Një 54-vjeçar nga Lezha kujtoi se ia hodhi shitësit të karburantit duke i dhënë 100 euro false, por e keqja vjen më pas për të.

Blutë e Lezhës kanë arrestuar Luan Dollomajën nga Lezha, pasi gjatë ditës së djeshme ai ka shkuar në një pikë karburanti në autostradën Lezhë-Zejmen dhe ka paguar karburantin e marrë me një kartmonedhë 100 euro false.

Pas sinjalizimit nga punonjësi i karburantit, policia ka bërë arrestimin e 54 vjeçarit. /albeu.com/

Shtuar më 28/06/2017, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori