Kujtim Gjuzi tregon pse ishte mes protestuesve: Shkova te zyra e Lleshajt dhe i lashë një porosi
Kreu i Partisë Konstervatore, Kujtim Gjuzi ka treguar arsyen pse ishte në mes të protestuesve në protestën e 25 majit. Ai është shprehur se atë ditë kishte shkruar te zyra e ministrit të Brendshëm, te Sandër Lleshaj për t’u takuar me të dhe për t’i lënë një porosi.

Në emisonin 360 gradë në Ora News ai është shprehur se kishte lënë porosi për Lleshajn që të hiqte gardhet rrethuese në protestë.

Vajta tek zyra e ministrit të Brendshëm në ditën e shtunë orë 14:00. Si rregull ministri duhet ta hante drekën aty. Shkova për t’i thënë se Gjuzi erdhi këtu si deputet dhe kryetar i Partisë Konservatore, për të thënë t’i nëse i hedh opozitës molotov gaz, lëndë helmuese luftarake, mos thuaj se i hedh opozita. Policia në momente të caktuara ka hedhur molotov brenda protestuesve dhe thoshte i ka hedhur opozita. Ministri nuk ishte. Por lashë porosi që të heqësh gardhin e rrethimit se unë do të jem në protestë dhe në mbrojtje të policisë së shtetit, nuk mund të ma trembë kush Policinë mua.
Shtuar më 28/05/2019, ora 08:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori