Kujtim Gjuzi: Rama i qepte vetë pantallonat, kurse Iliri dhe Monika hanin byrekë tek lokali im (VIDEO)
Deouteti më i ri i PD-së, Kujtim Gjuzi ka bërë disa deklarata të forta gjatë mbrëmjes së djeshme. Fillimisht ai tha se ka qepur pantallona që kur ishte i vogël, madje në dyqanin e tij shkonte edhe Edi Rama.

"Profesioni i parë i imi është profesioni i nënës time. Ne e kemi mësuar Edi Ramën se si të qepë rroba. Le të dalë të thotë që nuk ka qepur pantallona Edi Rama", tha Gjuzi.

Kur Fevziu e pyeti (min 1:40) nëse Rama i qepte vetë pantallonat, Gjuzi u përgjigj "Po".

Gjuzi: 250 lekë të vjetra

Fevziu: Me xhepa pllakë?

Gjuzi: Përpara dhe mbrapa, ose dardhë, si i do?

Ndërkohë, Gjuzi thotë se ka qenë biznesmen dhe tek lokali i tij ka gjetur duke ngrënë byrekë (min 06:20) Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, por nuk i ka nxjerrë jashtë edhe pse nuk lejohej.

Për më tepër ndiqni videon e mësipërme! /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2019, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori