Kujtim Gjuzi kërcënon Edi Ramën: Nëse vjedh e intimidon, do ta çoj ku nuk e çon mendja
Kujtim Gjuzi është një ndër deputetët më interesantë në Kuvendin e Shqipërisë i futur nga opozita pas lënies së mandateve.

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, deputeti Kujtim Gjuzi tha se Rama ka 78 vota dhe nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

Gjuzi: Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.
Shtuar më 09/07/2020, ora 23:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori