Kujtim Gjuzi shkon me lap top në Kuvend për të hyrë në Facebook (FOTO LAJM)

Seancat plenare janë të mërzitshme dhe shpesh herë edhe të padurueshme jo vetëm për publikun që i ndjek por edhe vetë deputetët.

Nëse i vëzhgon me vëmendje shumicën e tyre i gjen me sy në telefon ndërsa foltorja është e zënë me diskutantin e radhës.

Por ndërsa ish-kryeministri Berisha ishte i pandarë nga Ipad-i, edhe deputeti i ri në Kuvend Kujtim Gjuzi është po aq tradicional sa vetë partia Konservatore që drejton.

Para tavolinës së tij kishte vendosur laptopin personal ku fare mirë shihet i hapur facebook.

Dhe një komunikim me ndjekësit asnjëherë nuk është i tepërt.

Jashtë vëmendjes së Gjuzit nuk mbeten as portalet, ku lexon çfarë këto të fundit shkruajnë për të.
Shtuar më 30/05/2019, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori