Kujdes, sot bllokohet rruga e Rinasit deri në Fushë-Krujë
Pëlqej
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftuan lidhur me rehabilitimin e segmentit Vore - K/Rinasit - Fushe Kruje, se duke filluar nga data 16 tetor 2018 do të fillojë dhe faza dytë e nderhyrjes për kryerjen e punimeve rehabilituese në segmenti rrugore nga Kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren. Segmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate perjudhes se kryerjes se ppunimeve

Automjetet e vogla rezident te zones mund te vazhdojne te perdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje

Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhetojne nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot - Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojne udhetimin nepermjete Autostrades.

Sic edhe eshte njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen vetem nepermjete segmentin rrugor Vore - Dogana e Tiranes per te kryer sherbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim te Vores.

Rruga eshte e hapur gjithashtu per te gjitha automjetet qe duan te kryejne sherbimet e Kontrollit Periodik ne qendren SGS vetem nepermjete drejtimit te Fushe Krujes.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.
Shtuar më 16/10/2018, ora 08:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori