“Kujdes nga LSI-ja”, Rama injoron keq Petrit Vasilin (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video ku thumbon PD. Në video shihet një fëmijë i vogël i cili valvit flamurin e PD-së dhe ndërkohë thërret: Edi Rama! Edi Rama!

Njëri nga komentuesit i shkruan kryeministrit Rama që të ketë frikë nga LSI.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigja nga ana e Ramës, i cili i shkruan se kush është Vasili.

Qytetari: Zoti kryeminister kujdes😉 sepse ke perball nje aleate te forte LSI ke Vason

Rama: Kush eshte Vaso?

Blushi do fitonte zgjedhjet nëse…”, shikoni si reagon Rama ndaj komentit të qytetarit

Kryeministri Edi Rama, ka marrë shumë komete dhe reagime nga ana e qytetarëve në një status në “Facebook”, ku publikoi dhe padinë e ish-ministres së tij të Arsimit Lindita Nikolla, e cila ka paditur për shpifje deputetin Ben Blushi.

Lidhur me postimin e kryeministrit një qytetarë i shkruan se po të ishim në një vend normal, Blushi do të fitonte zgjedhjet.
E menjëhershme ka qenë përgjigjja nga ana e Ramës, i cili i shkruan se të shkollohet dhe të lexojë me shumë.

Qytetari: po te ishim ne 1 vend normal Blushi do fitonte zgjedhjet…i vetmi per program konkret,jo si ju tjeret qe keni veç hallin e timonit dhe te marshit!!!

Rama: Hahahahahhaahah o zot o zot! Nje program konkret qiqrrash ne hell per njerez qe kujtojne se mireqenie bie si shi nga qielli. Shkollohu Annis shkollohu, lexo sa me shume, se qiqrrat ne hell te politikaneve si puna e ketij sharlatanit, lengezojne gurmazin e te paditurve po e lene popullin me gisht ne goje /albeu.com/

Shtuar më 11/06/2017, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori