Aksident në Korçë, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur mbrëmje e sotme në fshatin Bulgarec të Korçës ku një makinë ka përplasur një 65-vjeçar me biçikletë.

Ky i fundit është lënduar dhe menjëherë është transportuar në spitalin rajonal të Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim policie

Më datë 28.10.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë fshatit Bulgarec, Korçë, shtetasi A. Ç., rreth 33 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar biçkilistin D. A., rreth 65 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin A. Ç., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 28.10.2022 22:53