Kujdes në Tiranë! Sot do të devijohet qarkullimi në disa akse kryesore
Pëlqej
Ditwn e sotme nw Tiranw do tw zhvillohen aktivitete në kuadër të festimeve për ditën e fëmijëve.

Bashkia e Tiranës njofton se ndalohet qarkullimi i mjeteve nga ora 08:00 deri në orën 12:30 për mbarëvajtjen e aktivitetit kulturor “Parada e Shkollave” në segmentet e mëposhtme:

-Sheshi "Nënë Tereza"; Bulevardi "Deshmorët e Kombit" deri në kryqezimin me Bulevardin "Bajram Curri".

Përsa i përket devijimit të sheshit "Nënë Tereza" dhe segmentit të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", qarkullimi automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët "Lek Dukagjini", "Ibrahim Rugova" dhe "Papa Gjon Pali II".

Mjetet e transportit publik do të devijohen në rrugën "Ibrahim Rugova" për në Bulevardin "Bajram Curri". /albeu.com/

Shtuar më 01/06/2018, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori