Kujdes në këto orë në Rinas, çfarë do ndodh me fluturimet
Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë ditën e nesërme 25 Mars drejt Italisë dhe nga aeroportet e saj, që të kenë kujdes pasi sindikatat e punonjësve në shtetin fqinj, kanë paralajmëruar një grevë 4 orëshe nga ora 10.00 e paradites deri në 14.00.

Si pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesafluturimeve.

AAC i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.
Shtuar më 25/03/2019, ora 08:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori