Tritol banesës në Shkodër, policia jep detajet

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në pjesën e jashtme të një garazhi në Shkodër.

Policia bën me dije ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku” në rrugën e “Krahases”, në banesën e cila është në pronësi të 52-vjeçarit A.U.

“Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Albeu.com/


Shtuar 29.06.2023 10:09