Kujdes me gjobat, dilni në komision edhe për shkelje që s’i njeh Kodi Rrugor
Pëlqej
Gjobat nga Policia Rrugore kushtojnë shumë jo vetëm për xhepin, por edhe për të gjithë atë burokraci që të duhet të ndjekësh për të dalë në komision, duke nisur nga radhët e gjata e sorollatjet për disa ditë deri sa të mbyllësh punë, edhe pse do japësh lekë.

Sipas ekspertëve, shkrirja e këtyre komisioneve që janë kthyer në makth për qytetarët është një vendim i vonuar në kushtet kur prej disa vitesh funksionon Gjykata Administrative.

Nga ana tjetër, ngjan e çuditshme, por është e vërtetë, pasi ka raste kur policia mund t’ju çojë në komision edhe për një shkelje që nuk parashikohet fare në Kodin Rrugor.

“Në Kodin tonë Rrugor nuk ka asnjë dispozitë për xhamat e zinj apo diçka të tillë dhe polici të vendos një penalitet. Nuk mund të penalizosh një person me një kod kur nuk ka asnjë dispozitë. Disa herë Komisioni për këto gjëra është shprehur dhe njerëzit kanë shkuar në Gjykatë Administrative dhe kanë fituar”, tha Artur Sulçe, ekspert i policisë rrugore. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2017, ora 21:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori