KUJDES këto muaj! Ka shumë shanse të vdisni rrugëve
Në Maj 2017">2017 numërohen 176 aksidente rrugore. Në krahasim me Maj 2016">2016, numri i aksidenteve është rritur me 17,3 %.

Numri i të aksidentuarve është 240 persona nga 224 që ishte një vit më parë. Në pesëmujorin e parë 2017">2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave të vdekur në Maj 2017">2017 është 16. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016">2016, ky numër është ulur me 28,6 %. Në Maj, aksidentet rrugore, në 73,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zënë 30,1 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u rritur me 1,9 %, me të njëjtë periudhë të një viti më parë.

Në pesëmujorin e parë 2017">2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 81,7 %, të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zënë 29,6 %, të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 4,5 %, me të njëjtë periudhë të një viti më parë. Në Maj 2017">2017, numri të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 8 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016">2016, ky numër u rrit me 3,4 %. /monitor/
Shtuar më 21/06/2017, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori