Kujdes! Ja si e falsifikonin 10 mijë lekëshin ky çift
Përdorimi i kartëmonedhave të falsifikuara, u ka kushtuar arrestimin një çifti. Personi që zbuloi kartëmonedhën e parë të falsifikuar, ka qenë një furnizues karburanti në Gjirokastër.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Gjirokastrës, Gëzim Oruci nga Luftinja e Tepelenës, tentoi të mashtronte shitësin e karburantit në një prej pikave furnizuese në pjesën dalëse të qytetit me një kartëmonedhë false, mirëpo vigjilenca e shitësit, ka qenë e lartë.

Dyshimi i tij, lindi për shkak se kartëmonedha me prerje 1000">1000 lekëshe, ishte e papërdorur dhe e pa konsumueshme.
Për këtë, ai kërkoi testimin në aparatin fluoreshent cka vërtetoi pavlefshmërinë e saj. Për këtë rast, është informuar Policia e cila ka dërguar në vendngjarje specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Rajonale të Policisë ku dhe kanë arrestuar në vend Gëzim Orucin 53 vjec, si dhe shoqëruesen A.K. 47 vjeçe nga Korça.

Të dy këta, udhëtonin drejt Tiranës me automjetin tip Opel me targa greke AIE5711 dhe ndaluan për tu furnizuar me karburant, në një prej stacioneve të shitjes.

Policia nuk është mjaftuar me kaq, por ka ushtruar kontroll në automjetin e Orucit, duke zbuluar edhe pesë kartmonedha të tjera false me prerje 1000">1000 lekëshe të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Krahas arrestimit të Orucit, policia prangosi dhe shoqëruesen e tij nga Korca të cilët dyshohen se janë bashkëpunëtorë në veprën penale të falsifikimit të monedhave.

Ndërkaq mbi Orucin rëndon edhe vepra tjetër penale e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./Albeu.com/
Shtuar më 07/03/2017, ora 20:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori