10 mijë euro për një vizë amerikane false, 79 vite burg për anëtarët e grupit kriminal

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin kundër grupit kriminal që merrej me viza false për SHBA dhe Kanada, në këmbim të 10 mijë eurove.

Pas hekurave kanë përfunduar 16 persona, të cilët janë dënuarme 79 vite burg.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Bukurije Ahmetaj dhe Elvis Ahmetaj, të cilët konsiderohen si “koka” e grupit janë dënuar respektivisht me 12 dhe 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do t’u shkurohet me 1/3 koha pas hekurave të qelisë.

Dënimet përfundimtare, duke përfshirë uljen me 1/3 prej gjykimit të shkurtuar

Bukurije Ahmetaj 8 vite burg

Elvis Ahmetaj 6 vite e 8 muaj burg

Fatmir (Elvis) Qema 8 vite burg

Eduart Haxhiu 7 vite e 4 muaj burg

Altin Memaj 8

Blerim Coka 8

Azem Tanushi 7 vite e 4 muaj burg

Xhelil Dautaj 4

Mark Gjinaj (Gjini) 5

Shkëlzen Avduli (Gjoka, Popenga) 2 vite e 4 muaj

Klajdi Llikaj 2 vite e 4 muaj burg

Admir Spahia 2 vite e 4 muaj burg

Drita Sadrija 2 vite e 4 muaj burg

Aida Cenaj 2 vite e 4 muaj burg

Ilir Ferati 2 vite e 4 muaj burg

Juxhin Tirana 2 vite e 4 muaj burg