"Kujdes!", Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët
Pëlqej
Amerika vazhdon të jetë një ëndërr për shqiptarët e shpesh bien pre e mashtrimeve nga persona të cilët pretendojnë viza pune, studimi apo turizmi.

Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë një apel sot qytetarëve shqiptarë.

"Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike ([email protected]) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/.

Nëse mendoni se po ju mashtrojnë - më njoftoni! Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t'ju ndihmuar" e mbyll njoftimin ambasada Amerikane. /albeu.com/

Shtuar më 12/07/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori