Kuinti ia terheq verejtjen Beogradit per politikat ndaj Kosoves
Albeu.com
Vendet e anëtare të kuintit (SHBA, Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia) përkatësisht Grupi i Kontaktit pa Rusinë, kanë paralajmëruar Beogradin se në të ardhmen nuk do të tolerohet fushata e drejtuar kundër tyre dhe ...... shteteve të tjera të cilat e kanë njohur Kosovën, kanë thënë për gazetën "Dnevnik" të Novi Sadit burime të kuintit në Bruksel, transmeton QIK-u.

Sipas gazetës, disa vende të kuintit tashmë i kanë përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë nota diplomatike, në të cilat qartë kanë bërë me dije se nuk do të tolerohen përpjekjet e minimit të prestigjit të tyre ndërkombëtare dhe të ndikimit në zbatimin e politikës ndaj Kosovës të diplomacisë serbe. "Deri më tash në masë të madhe kemi toleruar politikën e jashtme të Serbisë sa i përket çështjes së Kosovës, sepse kemi besuar se me kohë kjo çështje do të hiqet nga agjenda", ka thënë një funksionar nga shtetet e kuintit. "Kemi besuar kur na është thënë se paraqitjet e ministrit Jeremiq për Kosovën janë me qëllim të mbrojtjes së Presidentit Tadiq nga sulmet e nacionalistëve në Serbi. Kemi besuar edhe kur iniciativa në OKB na është prezantuar si mënyrë që çështja e Kosovës të hiqet nga agjenda. Mirëpo Kosova është edhe më tutje temë kryesore politike. Prandaj disa anëtare të BE-së kanë vendosur që sa më parë t'i bëjnë me dije Beogradit se më nuk do të tolerojnë që kushdoqoftë nga Serbia të shkojë nëpër botë dhe të përpiqet që të luhasë reputacionin dhe influencën e tyre. Askush nuk nuk mundet që në takimet me shtetet e treta të akuzojë BE-në dhe SHBA-të se po shkelin të drejtën ndërkombëtare, ndërsa në të njëjtën kohë synon të ketë marrëdhënie të mira me ne", citohet të ketë thënë një bashkëbisdues i gazetës "Dnevnik". Ai ka shtuar se meqë ende nuk ka paralajmërime publike nga BE-ja, por vetëm të tilla të balancuara, kryesisht nga kantaktet diplomatike ose në takimet në katër sy, Beogradi nuk duhet kuptuar aq lehtë. Kuinti paralajmëron për Beogradin për fushatën kundër tyre.
Shtuar më 04/02/2010, ora 20:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori