Cikalleshi: Në ndeshjen me Poloninë zbatuam detyrat e trajnerit, në Çeki duhet të kisha shënuar

Futbollisti i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, ka treguar përjetimet pas fitores spektakolare me Poloninë.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, futbollisti Cikalleshi, thotë se suksesi i Kombëtares është mbi të gjitha.

Cikalleshi shprehet se në ndeshjen me Çekinë do të mund të bënte më shumë dhe priste më tepër nga vetja.

Sokol Cikalleshi: Kanë qenë ndeshjet 3 ditë njëra pas tjetrës. Detyrat e trajnerit u zbatuan dhe fitorja erdhi. Të gjithë duan fitoren, por ta arrish është një sakrificë e gjatë. Me këto 2 ndeshje ka pasur edhe netë pa gjumë. I kemi bërë detyrat dhe këto 2 ndeshje më mirë se herët e tjera sepse ka pasur rezultate pozitive. Unë kam 10 vite në Kombëtare dhe në ndeshjen me Çekinë prisja më shumë nga vetja. Pasin e Asllanit mund ta ktheja në gol, por rezultati erdhi, ne gëzojmë të gjithë dhe për Cikalleshin ka qenë gjithmonë suksesi i Kombëtares i pari. Suksesi i Kombëtares është mbi të gjitha.


Shtuar 11.09.2023 22:30