Kufiri me Greqinë mbetet i mbyllur, shqiptarët detyrohen të kalojnë doganën në këmbë
Në pikën kufitare të Kakavijës prej orës 1 e deri më tani kanë hyrë në Shqipëri 60 shqiptarë
kryesisht këmbësorë dhe pak me automjete
kryesisht me me targa
greke. Pala
greke nuk punon pasi nuk ka hapur kufijtë si pasojë e zgjatjes së pandemisë dhe masave të vëna.
Në Greqi kanë filluar të operojnë edhe autobuzë apo furgona me emigrantë që do të nisem më vonë. Ndërkohë, forcat e policisë janë në gatishmëri për të përballuar një fluks të mundshëm.
Në hyrje të pikës së Shqipërisë është vënë një staf që merret me matjen e temperaturës, duke i pyetur për të kaluarën e tyre, nëse kanë shfaqur apo jo simptoma.
Drejt Greqisë kalojnë
vetëm shtetas shqiptarë me nënshtetësi por
vetëm me një analizë që tregon se je apo jo negativ me COVID-19. Nëse ata nuk e kanë bërë, atëherë duhet ta kryejnë nën koston prej 120 euro në Greqi dhe mund të lëvizin të lirë apo të punojnë.
Shtuar më 01/06/2020,
ora 13:20