Kufiri detar, PDIU: Nota verbale e Greqisë në OKB, provokim
PDIU ka reaguar per depozitimin e koordinatave te njeanshme te kufirit te saj detar ne OKB nga ana e qeverise greke. Përmes një deklarate për mediat, PDIU i kerkon ministrise se jashtme qe te beje gjithe hapat e duhur diplomatike kundrejt Greqise, duke filluar nga kerkesa per sqarim.


Deklarata e PDIU

“Sic eshte bere e ditur nga mediat greke, qeveria e vendit fqinj, beri ate qe kishte paralajmeruar ministri i saj i jashtem : depozitimin e koordinatave te njeanshme te r, respektivisht zonave ekskluzive ekonomike. Ky veprim njekohesisht me te dhenat inkurajuese te kerkimit detar per nafte, dhe vendosmerine greke per t’ju permbajtur marreveshjes se kufijve detare me Shqiperine tashme te pavlefshme sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese, eshte nje veprim provokativ. Me ane te tij, Greqia nuk ju permbajt rekomandimit amerikan te perseritur dhe nga ndihmessekretari i shtetit Philip Gordon, disa dite me pare, per te treguar maturi, dhe per te mos ecur ne nje veprim qe nuk do te ishte ne interes te Greqise.

Qeveria amerikane i rekomandoi Greqise qe te promovoje marreveshjet dypaleshe me te gjithe fqinjet e saj. Ne keto kushte, PDIU i kerkon ministrise se jashtme qe te beje gjithe hapat e duhur diplomatike kundrejt Greqise, duke filluar nga kerkesa per sqarim. Nderkohe duke patur parasysh se ky nuk eshte nje veprim qe prek Shqiperine, ne sugjerojme qe te zhvillohen konsultime me gjithe vendet e interesuara, perfshi SHBA-te qe te arrihet ne nje qendrim te perbashket, ne favor te paqes, stabilitetit te rajonit, marredhenieve te mira ne rajon, ne frymen e reciprocitetit?.
Shtuar më 23/02/2013, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori