Kufiri detar me Greqinë, MPJ: Nuk ka marrëveshje sekrete
Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me të dhënat e publikuara sot në median e shkruar mbi paktin detar me Greqinë. Sipas kësaj ministrie, këto të dhëna të publikuara nuk janë të sakta, si dhe garantoi se s`ka asnjë raport apo skenar sekret me Greqinë për kufirin detar.

Gjatë një deklarate për shtyp, sekretari i përgjithshëm në ministri, Gazmend Turdiu sqaroi se materiali i dorëzuar në Komisionin e Jashtëm përmban vetëm opinionin e grupit teknik të Ministrisë së Jashtme.
"Shprehim keqardhje që dokumentat zyrtare bëhen publike në cënim të funksionimit të institucioneve shtetërore" u shpreh Turdiu.
Shtuar më 13/09/2012, ora 14:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori