Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Kufijte e Kosoves jane te pacenueshem
Albeu.com
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha sot se kufijtë e Kosovës janë të pacenueshëm dhe obligim i Kuvendit të Kosovës është që të respektojë Kushtetutën e vendit.
Pas takimit të sotëm të kryesisë së Kuvendit, kreu i Kuvendit, u shpreh në favor të dërgimit të policisë speciale në veri të Mitrovicës, si ndihmesë për sigurinë në atë pjesë të vendit.
”Ne nuk paragjykojmë ndarjen, kufijtë janë të pacanueshëm, obligim yni dhe i Kuvendit është konform kushteve dhe ligjeve në fuqi”, tha ai.
Krasniqi i komentoi edhe deklaratat për mundësinë e dërgimit të policisë speciale në veri të Mitrovicës duke thënë se kjo është në favor të çdo nisme që ka për qëllim stabilitetin dhe sigurinë në atë pjesë të vendit.
Ndërkaq, lidhur me bisedimet e paralajmëruara me Beogradin, kryeparlamentari Krasniqi tha se bisedimet politike kanë përfunduar, derisa ato për çështje teknike do të jenë të ndërmjetësuara nga EULEX-i. Ndryshe, Kryesia e Kuvendit, caktoi dy seanca plenare të Kuvendit, njëra do të mbahet me 15 dhe tjetra me 22 korrik.
Shtuar më 13/07/2010, ora 17:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori