Kuci: Sinjale te qarta te NATO-s per strategjine e veriut
Albeu.com
Strategjisë së Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e pushtetit edhe në veri të Kosovës i ka dhënë mbështetje edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Anders Fogh Rasmussen.
Qeveria e Kosovës me këtë rast ndihet më e lehtësuar dhe vlerëson se institucioneve vendore, në përpjekje për të shtrirë pushtetin edhe në veri të Kosovës, po i vijnë sinjale të qarta mbështetëse edhe nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se qëndrimi i NATO-së më shumë ka të bëjë me një mbështetje politike dhe të sigurisë, por edhe qëndrim për të gjithë ata që duan ta pengojnë zbatimin e kësaj strategjie.
“Mbështetja e NATO-s duhet të kuptohet në radhë të parë si mbështetje në aspektin politik, do të thotë mbështetje për qëndrueshmërinë politike dhe shtetit të saj, por edhe vullnetit të tyre që të ketë një qëndrueshmëri në kuptimin e planit të sigurisë. Por, gjithsesi, kjo mbështetje ka rolin dhe rëndësinë e veçantë për qytetarët e Kosovës e për institucionet tona, por edhe për ato jashtë Kosovës, që mendojnë të bëjnë ndonjë telash me rastin e implementimit të kësaj strategjie”, tha Kuçi.

Rasmussen ka sinjalizuar gjithashtu edhe mundësinë e reduktimeve të mëtejshëm të trupave të KFOR-it, varësisht nga zhvillimet në planin e sigurisë. Numri dy i qeverisë së Kosovës tha se, pa marrë parasysh zhvillimet e mëtejme të NATO-s, është mirë që kjo strategji mbështetet nga ndërkombëtarët pasi, sipas tij, ky plan nuk ka të bëjë asgjë me dhunën.
Shtuar më 03/02/2010, ora 17:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori