Kuci: Serbia te mos perzihet ne punet tona te brendshme
Albeu.com
Kosova në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të këmbëngulë në qëndrimin e saj se në veri të Kosovës duhet të ruhet rendi dhe ligji, sikurse në pjesët tjera të Kosovës, dhe në të njëjtën ...... kohë do t’i kërkojë Serbisë të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, në një intervistë për "Tribuna Shqiptare", ka deklaruar se ministri i punëve të jashtme, Skender Hyseni, do të këmbëngulë në “ruajtjen e rendit dhe ligjit në atë pjesë të vendit”.

"Në të njëjtën kohë do të kërkojmë që serbët, qytetarë të Kosovës, të ndihmojnë në procese dhe se Serbia nuk mundet të ndërhyjë në punët tona të brendshme. Nga KS i OKB do të kërkojmë edhe mbështetjen për realizimin e të drejtës legjitime për ruajtje të rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës”, ka deklaruar Kuçi.
Shtuar më 06/07/2010, ora 09:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori