Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se Prishtina zyrtare është e informuar mbi takimin që krerët e EULEX do të zhvillojnë në ditët e ardhshme me krerët e policisë serbe, për të diskutuar mbi protokollin policor.Kuçi ka nënvizuar gjithashtu se qeveria e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin me misionin evropian të rendit dhe ligjit, por vetëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.
Shtuar më 04/10/2009,
ora 06:00