Kuci: Po bisedimeve me Serbine, por jo per statusin
Albeu.com
Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka deklaruar se institucionet e Kosovës po e presin me kujdes mendimin këshillëdhënës që do të jap Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të enjten për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.Sipas tij pavarësia e Kosovës ka qenë në pajtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Numri dy i Qeverisë ka theksuar GJND-ja vetëm sa do ta forcojë dhe konfirmojë legjitimitetin, vullnetit të qytetarëve të Kosovës për pavarësi. Kuçi, i cili ka thënë se nuk ka nevojë panik nga ky proces, ka potencuar se Kosova do të ketë përgjigje adekuate në koordinim me faktorin ndërkombëtare pasi të jap mendimin këshillëdhënës Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Ndërkaq, për bisedimet e reja në mes të Prishtinës dhe Beogradit, ai ka theksuar se Kosova është e gatshme të bisedojë me Serbinë, por në asnjë mënyrë për statusin politik dhe për organizimin e brendshëm të vendit.
Shtuar më 19/07/2010, ora 18:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori