Kuci: Mos nderhyni ne punet e brendshme
Albeu.com
Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, do të marrë pjesë në debatin e për Kosovën në Nju Jork, me ç’rast do të kërkojë mbështetje nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së për të realizuar të drejtën legjitime ...... për të vënë rend dhe ligj brenda territorit të Kosovës, ka thënë për Kosovapress zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Me kërkesë të presidentit të Serbisë Boris Tadiq, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të martën do të debatojë për Kosovën.

Debati në Nju Jork vjen pas incidentit të djeshëm në veri të Mitrovicës, ku gjatë një proteste të serbëve kundër hapjes së Zyrës për regjistrim civil ka humbur jetën një person i nacionalitetit boshnjakë, ndërsa janë lënduar të paktën dhjetë serbë.

Zëvendëskryeministri Kuçi, ka lidhur me këtë çështje ka konfirmuar, se në këtë debat do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, i cili do të shprehë qëndrimin për rend dhe ligj.

“Përfaqësuesi i institucioneve të Kosovës Skënder Hyseni, do të marrë pjesë dhe do të shprehë qëndrimin për rend dhe ligj, duke kërkuar nga qytetarët e saj serbë të ndihmojnë në këtë dhe Serbia që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendit tonë, si dhe do të kërkojë mbështetje nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së për ta realizuar të drejtën legjitime për të vënë rend dhe ligj brenda territorit tonë”, ka thënë Kuçi.

Në anën tjetër, incidentin e djeshëm e kanë dënuar zyrtarët e lartë të institucioneve të vendit, partitë politike, ICO, KFOR-i, misioni i OSBE-së.
Shtuar më 03/07/2010, ora 18:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori