Kuci: Beogradi po i getoizon serbet ne Kosove
Albeu.com
Fuqia e institucioneve të Kosovës është më fortë se ambiciet e sëmuratë liderëve politikë nga Beogradi, që pretendojnë të marrin vota nga Kosova, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, duke reaguar ndaj vizitave të politikanëve serbë në Mitrovicë.
Sipas tij, kjo fushatë elektorale i bën dëm Serbisë dhe serbëve të Kosovës, të cilët me vetëdëshirë izolohen në geto. Kuçi ka ftuar serbët e Kosovës që të mos dalin në zgjedhjet serbe këtë të diel, duke porositur se ato nuk kanë fuqi.

Ndërkaq, sa i përket urdhëresës së EULEX-it për ndalimin e hyrjes në Kosovës të politikanëve serbë pa lejen e institucioneve të Kosovës, ai ka thënë se kjo ndalesë është koordinuar me EULEX-in dhe ICO-në dhe, sipas tij, është mirë që është ndërmarrë një nismë e tillë, megjithëse e vonuar.

Numri dy i qeverisë ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës janë duke i bërë përgatitjet për të mbajtur zgjedhjet në veriun e Kosovës, por, sipas tij, me gjasë ato nuk do të mbahen sivjet.
Shtuar më 26/05/2010, ora 14:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori