Kuçi: Kosova nuk krahasohet me Abkhazinë e Osetinë Jugore
Albeu.com
Qeveria e Kosovës radhitet krah qëndrimit të botës perëndimore pas vendimit të Moskës për njohjen e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore. Zyrtarët kosovarë kanë thënë se Kosova është rast i veçantë e mbi këtë bazë është shpallur pavarësia.Autoritetet më të larta politike në Prishtinë, thonë se çështja e statusit të Kosovës është një rast i veçantë në botë dhe askush nuk mund të vendosë paralele ndërmjet Kosovës dhe konflikteve të tjera në rajone të botës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar për Radion Deutsche Welle, se shpallja e pavarësisë së Kosovës është bërë në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar dhe në Kosovë sipas tij, po zbatohet plani i Marti Ahtisaarit, i cili ishte ngarkuar nga vetë Kombet e Bashkuara.

"Kosova është një rast sui-generis, i pa përsëritshëm edhe në historinë politike diplomatike, por edhe në të drejtën ndërkombëtare. Në këtë linjë, qëndrimi i Kosovës radhitet krah qëndrimit të botës demokratike, në këtë rast të Washingtonit dhe Brukselit. Vendosja e çdo paraleleje ndërmjet Kosovës dhe rajoneve problematike në Gjerogji nuk qëndron aspak. Kosova duhet të trajtohet si rast i veçantë dhe i papërsëritshëm", ka thënë Kuçi.
Shtuar më 28/08/2008, ora 01:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori