Kuaj, limuzinë, flamuj e himne: Kështu u prit kryeministri Rama në Turqi (FOTO & VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka nisur vizitë zyrtare në Turqi. Me të zbritur në aeroport, ai u prit fillimisht nga ministri i Mjedisit, Murat Kurum dhe zyrtarë të tjerë turq.

Ndërkohë, presidenti Rexhep Taip Erdogan ka organizuar një ceremoni shtetërore sipas protokollit.

Në video shihet fillimisht Garda që vjen mbi kuaj, duke mbajtur në dorë dy flamujt, atë të Shqipërisë dhe Turqisë.

Më pas Rama përshëndetet me presidentin Erdogan me dorë në zemër, duke shmangur shtrëngimin e duarve, në respektim të masave anti-COVID.

Ndërkohë, Rama është shoqëruar nga kabineti i ministrave, e po ashtu i pranishëm në vizitën në Ankara ishte edhe Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

“Ceremonia e pritjes zyrtare për kryeministrin e Republikës së Shqiperisë z. Edi Rama”, shkruan Erdogan, krahas pamjeve.



Kuaj, limuzinë, flamuj e himne: Kështu u prit kryeministri Rama në Turqi (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 06/01/2021, ora 14:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori