Ku përfunduan paratë e vjedhura në bankë?
Pëlqej
Në kohën që vëmendja e publikut dhe debatet e politikës janë përqendruar tek arrestimi i ish-guvernatorit Ardian Fullani, 16 bankanivelit të dytë në vend janë vendosur në dispozicion të Prokurorisë për llogari të hetimeve që kërkojnë të zbardhin enigmën se ku kanë përfunduar 713 milionë lekët e vjedhura.

Një burim i "Top Channel" tha se 10 bankanivelit të dytë i kanë kthyer përgjigje Prokurorisë së Tiranës, por të dhënat nuk bëhen të ditura për publikun. Ndërkohë që 6 banka të tjera ende nuk kanë dorëzuar materialet e kërkuara.

Bëhet e ditur se Prokuroria këmbëngul të ketë në tavolinë dy nga informacionet kryesore që kanë lidhje me transfertat bankare, por vecanërisht llogaritë bankare të tre personave Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Klevis Bejtjaj.

Për të tre ata prokurorët po orientojnë hetimet për akuzën e vjedhjes së bankave në bashkëpunim, më shumë se një muaj, pasi të vetmit që i adresohej kjo vepër penale ishte Bitraj. Gjithë të tjerët janë të dyshuar për shpërdorim detyre, por prokuroria nuk i ka përjashtuar as ata dhe të afërmit e tyre nga verifikimi pasuror.

E ndërsa gjashtë nga të arrestuarit së bashku me ish-guvernatorin dhe ish-inspektoren e përgjithshme do përballen me Gjykatën e Apelit për vlerësim mase të henën, kur akuza e shtetit do përfaqësohet nga prokurori Nezir Gjoka, prokurori i Tiranës Ramadan Troci pritet të sekuestrojë dokumentacionin e kërkuar prej tij në kompaninë audituese "Grand Thorton", e kontraktuar nga Banka e Shqipërisë për auditim.

Gjatë javës që vjen, në Prokurorinë e Tiranës pritet të vijë edhe drejtori juridik i Bankës së Shqipërisë, Altin Naqe, të cilit i ka mbërritur fletëthirrja për t’u pyetur për shkak të detyrës që mban. Në fakt, Naqe është paraqitur shpesh në organin e akuzës gjatë këtyre ditëve, ku dhe ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar nga grupi i hetimit. (TCH) /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori