Ku do të kandidojnë ministrat e Ramës si deputetët
Pesë ministra të qeverisë Rama nuk janë deputet dhe ato pritet që të përfshihen në listat e kandidatëve në siglën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Socialiste ende nuk e ka hartuar listën finale të kandidatëve për deputetë, porse ministrave prej kohësh iu është dhënë 'urdhri' që të punojnë me zonat të ndryshme, duke nënkuptuar se do t’i kenë si beteja elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Prej kohësh ministrat jo deputetë kanë zhvilluar dhe janë bërë pjesë e takimeve me strukturat e PS-së.

Sipas gazetes Shqip, rezulton që pjesa më e madhe e tyre do të kandidojnë në Tiranë. Metropoli shqiptar ka 36 deputetë dhe se pjesa më e madhe politikanëve VIP pritet të kandidojnë si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta.


Balluku te zona e ish-ministrit Tahiri

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku mësohet se do të jetë pjesë e listës së Tiranës, për këtë ajo angazhuar kohët e fundit në takimet elektorale të PS-së së zonës së Kombinatit.

PS për të mundësuar këtë prezencë të Ballukut ndërmori një vendim, duke vendosur që Petro Koçi, i caktuar drejtuesi i PS-së në zonën e Kombinatit të lëvizë nga aty dhe të caktohet kryetari i PS-së për Fierin. Ministrja prej është duke zhvilluar takime në këtë zonë. Zona e Kombinatit siç njihet minibashkia numër 6 ka qenë dikur e mbuluar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ku do të kandidojnë ministrat e Ramës si deputetët, zonat e

Ministrja e Drejtësisë te njësia 7

Etilda Gjonaj është ministrja e Drejtësisë që pritet të bëhet pjesë e listës së PS-së për deputet e kjo për herë të parë. Ministrja nga postimet që bën në Facebook është tejet aktive në takimet elektorale të PS-së, në zonën e ish-Parkut të Aviacionit, te 21 Dhjetorit. Gjonaj duket se ka në patronazh këtë njësi administrative, duke ndjekur nga afër takimet me strukturat apo dhe në ndarjen e lejeve të legalizimeve.

Margariti në Durrës?

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka qenë tejet aktive në takimet e zhvilluara me kryeministrit Edi Rama sa i përket projekteve të rindërtimit nga zonat e prekura nga tërmeti veçanërisht Krujë dhe në atë të Laçit. Mendohet se ministrja e Kulturës mund të kandidojnë në qarkun e Durrësit, pasi në atë Lezhës mendohet të jetë ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ende nuk ka ndonjë vendim final, por në qarkun e Durrësit mund të kandidojnë ish-ministrja Elgantina Gjermeni dhe Milva Ekonomi.

Anila Denaj në Vlorë, Lleshaj në pikëpyetje Lezha?

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka qenë tejet aktive në takimet e zhvilluara, së bashku me drejtuesin e qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri në qytetin jugor. “Me deputetët, Kryetarët e PS dhe Kryebashkiakët e Qarkut të Vlorës analizuam ecurinë e fazës përgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Bilanci i punëve të kryera, angazhimet për të cilat puna vazhdon por dhe projektet e katërvjeçarit të ardhshëm. Mobilizim maksimal për të garantuar thellimin e rezultatit elektoral drejt mandatit të tretë qeverisës për Partinë Socialiste”, shkruan Gjiknuri në faqen zyrtare në Facebook, ku pjesë e këtij takimit të mbajtur më 6 nëntor, ku pjesë ishte edhe ministrja e Financave, Denaj.

Ku do të kandidojnë ministrat e Ramës si deputetët, zonat e

Sakaq ende nuk dihet se ku do të kandidojë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pasi ai tashmë nuk është më drejtues politik i qarkut të Lezhës. Tashmë këto qark, e drejton Pjerin Ndreu së bashku me ish-ministren Lindita Nikolla. Lleshaj e ka lënë evazive faktin nëse do të kandidojë apo jo si deputet nën siglën e PS-së.

“Kam ardhur në politikë për shkak se Edi Rama më ka ftuar. I jam përgjigjur ftesës së Ramës qoftë si këshilltar në 2013 dhe si ministër në 2018. Nuk kam pasur asnjëherë aspiratë për të bërë karrierë në politikë. Preokupimi im kryesor është që të bëj detyrën me nder dhe përgjegjësi. Pjesa tjetër është çështje partie, në parti nuk vetë kandidohesh”, do të deklaronte Lleshaj gjatë një interviste televizive.

Majko, Spiropali, Braçe, ku kandidojnë ministrat-deputet?

Një pjesë e ministrave janë drejtues politik të qarqeve. Kështu ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është për qarkun e Dibrës, ndërsa Bledi Çuçi për qarkun e Gjirokastrës. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi në qarkun e Beratit, ai ka qenë edhe drejtuesi politik i PS-së. Ministri Eduard Shalsi mund të jetë sërish në qarkun e Korçës, ku ka pasur në patronazh qytetin e Pogradecit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pritet të rikandidojë në Tiranë.

Ku do të kandidojnë ministrat e Ramës si deputetët, zonat e

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pritet të jetë sërish në listën e kandidatëve për qarkun e Elbasanit. Ndërsa zv.kryeministri Erjon Braçe në qarkun e Fierit.

Ministrate tjerë Pandeli Majko, Elisa Spiropali dhe Arben Ahmetaj pritet të jenë në qarkun e Tiranës. Spiropali në qarkun e Tiranës i është kryesisht zona e Vorës, e cila njihet sinjë bastion i PD-së. Spiropali është edhe një nga kryetaret e PS-së për Tiranën.

Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko pritet të jetë në listat e kandidatëve për deputetë në Tiranë në njësinë bashkiake numër 5. Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka qenë në listën e Tiranës, ku u zgjodh katër vite më parë. Ai ka qenë kryesisht në zonën e Kavajës. Ende nuk ka ndonjë vendim se ku do të kandidojë, por Ahmetaj kryesisht është foksuar tek çështjet e rindërtimit në zonën e Durrësit dhe të Kavajës.

Enigma e kandidimit të Ramës?

Durrësi apo Vlora? Këto duket se kanë qenë enigmat e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Vetë Rama e ka lënë engimë se ku do të kandiojë për zgjedhjet e ardhshme, në cilin qark, edhe pse zërat e parë dolën se do të ikte nga Vlora, për të zgjedhur një qark të madh siç është Durrësi.

Qarku i Durrësit është zona më e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës. Për këtë qeveria ka premtuar se do të rindërtojë në kohë shtëpitë e të dëmtuarve. Sakaq ky qark për shkak të luhatjeve të shumta politike kërkon një emër të fortë politik për ta udhëhequr betejën elektorale të qytetit bregdetar. Gjithsesi ermat e ministrave nuk janë përfundimtare, pasi ato mund të ndryshohen në momentet e fundit./gazeta shqip
Shtuar më 22/11/2020, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori