Këto janë super depozitat nën këmbët tona në mes të Tiranës (FOTO)

Bashkia e Tiranës ka nisur prej disa javësh punimet në sheshin “Skënderbej” duke devijuar drejtimin e një numri të konsiderueshëm rrrugës, ç’ka shkaktoi trafik në ditët e para në kryeqytet.

Ndërkohë, kreu i bashkisë, Erjon Veliaj publikoi sot disa foto nga depozitat e ujit që ndodhën poshtë sheshit duke i shoqëruar edhe me komente patriotike, nisur nga fakti se ndodhen poshtë këmbëve të monumentit të Heroit Kombëtar. “Shesh pa komb ka, po komb pa shesh qendror ku të mblidhet s’ka! Po nxitojmë 24/7 me sheshin “Skëndërbej”, shesh unik për gjithë shqiptarët”, – shkruan Veliaj në Twitter. /Albeu.com/
Shtuar më 26/10/2016, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori