Rama: Qytetarët na besuan që të punojmë, do të “mbyllim dyert” e kadastrave

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij të falenderimeve. këtë të hënë ai ëhstë ndalur në qytetin e Fierit, ku ka falenderuar qytetarët për besimin që i dhanë PS-së, që përvecc pushtetit qendro, të vijojë të qeverisë dhe në pushtetin lokal.

Ai theksoi se rezultati ëhstë një shenjë besimi por dhe përgjegjësie që qytetarët i kanë dhënë Partisë Socialiste.

Ka një faktor në zgjedhjet e 14 majit, që është mos ardhja në votim e demokratëve dhe ato që janë të pozicionuar ndryshe nga ne edhe e kanë të pamundur të kapërcejnë ylberin, por nuk dolën në zgjedhje se nuk deshën të ndyjnë dorën duke vendosur kryqin e votës aty ku nuk kishte asnjë të ardhme e ku hijet e së shkuarës paraqiteshin si koalicion që nuk i ofron asgjë vendit e qytetarëve.

Edhe ata dua t’i falenderoj që nuk votuan.

Rezultati nuk është një shprehje kënaqësie me qeverisjen tonë, por shëmbëlltyra e besimit se ne jemi ata që mund të plotësojmë ato që duhet.

Ne të mos bëjmë gabimin e madh të mos kuptimit të rezultatit si shprehje kënaqësie për punën tonë. Është ndryshe, është besim, por besim jo me kohë të pakufizuar. Mendoj që për të marrë një shembull që ata që na kanë votuar s’mund të na presin edhe 10 vite për të mos pasur andralla”, tha Rama.

Kreu i qeverisë preku edhe Kadastrën, për të cilën paralajmëroi ndryshime shumë shpejt. Ai u shpreh se do të “mbyllen dyert” dhe shërbimet e kadastrës tashmë do të merren online.

Rama paralajmëroi se projekti se si jo do të realizohet do të prezantohet brenda muajit qershor.

Duhet të marrin fund andrallat me Kadastrën për shembull, apo tortura në marrjen e titullit të pronësisë, gjë që ndodh akoma.

Fatkeqësisht akoma, edhe pse në një pjesë të madhe të shërbimeve kemi bërë revolucion sepse kemi hequr radhët, ka të tilla probleme.

Nuk mund të bëhen të gjitha përnjëherë, por janë pjesë e kontratës që i kërkuam qytetarëve dhe ata e nënshkruan me votë. tani jemi ne që duhet ta zbatojmë. Qytetarët na kanë dhënë një kredi me interesa shumë të larta që duhet të jemi në gjendje ta kthejmë përmes rezultateve konkrete.

Ne duhet ta përmbysim rendin që mbizotëron në Kadastër, dhe jemi shumë pranë ta bëjmë.

Njësoj siç kemi vepruar me shërbime të tjera do veprojmë edhe me të.

Do i mbyllim dyert e kadastrave, qytetarët nuk duhet të shkojnë më në dyert e tyre, duhet të bëjnë aplikime dhe shërbimin ta marrin po online brenda afatit, pa qenë në dorën e asnjë regjistruesi apo kryeregjistruesi.

Brenda qershorit do bëjmë edhe prezantimin e këtij transformimi për tu hequr njerëzve këtë barrë të tmerrshme”, tha ai.

 


Shtuar 5.06.2023 17:57