E RËNDË/ Shqiptari dhunon të moshuarën, abuzon në sy të saj me të bijën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka dhunuar një të moshuar dhe ka abuzuar seksualisht me vajzën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Nea Manolada të Greqisë. 36-vjeçari është arrestuar nga autoritet greke pasi dyshohet se ka dhunuar një grua të moshuar 76-vjeçare, si dhe i përdhunuar të bijën 53-vjeçare.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat greke, shqiptari i tmerrshëm i kishte lidhur të dyja gratë në banesën e tyre dhe iu kishte marrë 140 euro, duke u larguar.

Ai është arrestuar pak orë pas kësaj ngjarje makabre, në stacionin e autobusit për në Kalamata. Policia greke vijon hetimet për të zbuluar nëse shqiptari ka kryer vepra të tjera penale.


Shtuar 10.02.2020 15:37