Kthimi i gjyqtarëve, Haxhinasto: Presim përgjigje nga Greqia
Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka pritur në një takim zëvendësministrin e Jashtëm të Austarlisë, Richard Marles. Në konferencën e përbashkët për shtyp Haxhinasto ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe ka theksuar se ky bashkëpunim do të shtrihet në fusha të ndryshme.


“Të gjithë veprimet tona diplomatike do të marrin qëndrimin dhe shpjegimin e palës greke dhe më pas do bëjmë reagimin përkatës. Është e papranueshme që kushdo qytetar shqiptar të pengohet të ushtrojë të drejtën legjitime për të lëvizur i lirë”, vuri në dukje Haxhinasto.


Ndërsa Marles e ka vënë theksin tek bashkëpunimi për paqen në Afganistan ku ka gjetur rastin të shprehë dhe ngushëllimet për humbjen e Kapiten Feti Voglit. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2012, ora 18:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori