Kthimi i eshtrave te Nene Terezes, debate ne Indi
Albeu.com
Në Indi, vendi ku jetoi, punoi dhe vdiq Nënë Tereza, kanë nisur debatet pas deklaratës së kryeministrit Berisha për kthimin në Shqipëri të eshtrave të nobelistes shqiptare. Gazeta indiane "Express India' shkruan se qeveria e Indisë ka deklaruar se duhet ...... të ketë konsultime me qendrën e bamirësisë që ngriti në Kalkuta Nënë Tereza, përpara se të vendoset për këtë çështje. Zyrtarë të qeverisë shtuan se vendimi përfundimtar i takon misionit të Nënë Terezës. Por vetë misioni nuk ka bërë asnjë reagim për këtë çështje. Ndërkaq nga ana tjetër intelektualët indianë janë shprehur kundër lëzizjes së varrit të bamirëses shqiptare.

Sipas tyre Nënë Tereza është një shtetase indiane dhe ka jetuar gjithë jetën në Kalkuta, dhe një kërkesë e tillë nga qeveria shqiptare prej tyre është konsideruar e çuditshme.
Shtuar më 12/10/2009, ora 18:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori