Ktheu banesën në agjenci prostitucioni, shqiptari e pëson si mos më keq (VIDEO)
Pëlqej
Policia italiane ka arrestuar një 22-vjecar shqiptar, pasi mësohet se ishte kreu i një rrjeti prostitucioni. Por në pranga të policisë së vendit fqinj mësohet të këtë rënë dhe një 28-vjeçare domenikane.

Bëhet e ditur se rrjeti i prostitucionit vepronte në zonën e Aquilas në Itali.

Goditja e tij u bë në sajë të hetimeve të kryera nga policia e Aquila, pasi në një apartament në këtë zonë është raportuar një prezencë e madhe e njerëzve në çdo orë të ditës e natës.
Nga hetimet ka rezultuar se dy të rinjtë e arrestuar kishin ngritur “një agjenci të vërtetë prostitucioni”.

Mediat italiane, në bazë të dhënave të publikuara nga policia, shkruajnë se 22-vjeçari shqiptar dhe 28-vjeçarja domenikane u siguronin vajzave dhe personave transgjinorë, apartamentin për t’u prostituuar kundrejt një pagese prej 40 euro në ditë.

Me këtë çmim, thuhet se përfshihen edhe linja telefonike dhe adresa në internet, për të kontaktuar me klientët. Një tjetër shërbim i ofruar ishte mbrojtja fizike e prostitutave.
Ndërsa rolet ishin të moirëpërcaktuara ku vajza domenikane kishte për detyrë organizimin, monitorimin dhe kontrollimin e prostitutave në banesë, “duke inkurajuar prostitucionin dhe reklamuar performancën me klientët, si dhe të paralajmëronte prostitutat për praninë e policisë në afërsi të banesës”.

Gjatë operacionit në apartament, u sekuestruan telefona celularë, që përkonin me adresa të abinuara me adresa në internet që përdoreshin për aktivitetin e prostitucionit. U sekuestruan gjithashtu edhe 190 prezervativë. /albeu.com/
Shtuar më 15/07/2017, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori