Kthen të fejuarën tek prindërit se ngeli shtatzënë, e mitura shkon në polici
Pëlqej
Një 15 vjeçare është detyruar që të drejtohet në polici, pasi i fejuari i saj teksa kishte marrë vesh se kishte ngelur shtatzëne ka ushtruar dhunë dhe më pas e ka kthyer tek prindërit e saj.

Nga ana e policisë ka nisur procedimi penal në gjëndje të lirë për 21 vjeçarin me inciale E.SH., me banim në Durrës. Procedimi ndaj tij nisi bazuar në kallëzimin e bërë në polici nga një 15 vjeçare, banore e qytetit të Durrësit, të dy pjesë e komunitetit rom. Në dëshminë e saj në polici, 15 vjeçarja është rrëfyer se gjatë bashkëjetesës dhunohej vazhdimisht nga 21 vjeçari.

Ai i ka kërkuar të fejuarës së tij që ta hiqte fëmijën, por i përballur para këtij refuzimi, e ka goditur. Në ngarkim të tij, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori