Kthehet "pllaka", si do të jetë moti sot
Moti i kthjellët në vend ndikuar nga masat ajrore të qendrueshme, do të marrë një kthesë ditën e sotme 10 tetor.

Kthjellimet e orëve të mëngjesit, do të pasohen me shtim të vranësirave në bregdet e veriperëndim të vendit sipas Metoalb

Reshjet e shiut, në mesditë e pasdite do të përfshijnë veriperëndimin e gati të gjithë bregdetin me intensitet të ulët.

Përkohësisht në veriperëndim, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar me një valëzim 3-4 ballë. Era do të jetë me drejtim Jug- Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 5 me lartësi vale 1,0- 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë kostante. Temperaturat parashikohen në: zonat malore 9ºC deri në 23ºC zonat e ulëta 13ºC deri në 29ºC zonat bregdetare 15ºC deri në 27ºC. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2019, ora 08:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori