Këta janë heronjtë e qytetit, policët bashkiakë ndihmojnë qytetarët (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ngricat e krijuara si pasojë e temperaturave të ulëta, kanë vënë në gatishmëri edhe punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët janë në të gjitha kryqëzimet duke ndihmuar qytetarët.

Pavarësisht kushteve atmosferike, ata janë gjithmonë atje ku njerëzit kanë nevojë. Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaron se qytetarët po marrin ndihmën e nevojshme në çdo cep të qytetit, ndërsa në të njëjtën kohë, edhe qendrat sociale vijojnë që të presin qytetarët në situatë rruge.

"Në çdo cep të qytetit njerëzit po ndihmojnë njëri-tjetrin. Në Qendrat Sociale për të kaluar natën, në kryqëzime për të kaluar rrugën.

Faleminderit kolegëve të Policisë Bashkiake që pasi e gdhinë natën me emergjencat, po vazhdojnë gjatë ditës në ndihmë të të moshuarve. Flm dhe gjithë qytetarëve tanë të mrekullueshëm për solidaritetin unik!", shkruan Veliaj. /albeu.com/

Shtuar më 12/01/2017, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".